image Situata me COVID-19 përmirësohet, ja sa bashkatdhetarë pritet të vijnë për katër ditë

Diasporë

Situata me COVID-19 përmirësohet, ja sa bashkatdhetarë pritet të vijnë për katër ditë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se brenda katër ditëve të ardhshme pritet që të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë.

Gjithashtu, Zemaj i ka bërë thirrje menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për kujdes të shtuar ndaj diasporës.

“Tashmë pritet se brenda 4 ditëve të ardhshme në aeroportin e Prishtinës do të arrijnë rreth njëzet mijë bashkatdhetarë, andaj i bëj thirrje menaxhmentit në ANP që të kenë kujdes të shtuar ndajë diasporës dhe të ketë mbarëvajte të mirë sa i përket respektimit të masave anti Covid.

Me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira kundër Covid 19 dhe asistencë të ndërsjellë për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, dje në Tiranë kemi nënshkruar edhe marrëveshjen me znj. Orgeta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale.

Kemi mirëpritur vedimin e shtetit Zvicran për të larguar karantinen për bashkatdhetarët që kthehen në Zvicër dhe vlefshmërinë e testeve tona që ka bërë ekipi i ekspertëve epidemiologjikë të institutit gjerman të shëndetit publik “Robert Koch Institute”.

Shifrat na tregojnë se nga 17 shtatori e deri më sot, 3 tetor 2020, janë testuar gjihsejt 10,090 qytetarë, betejën ndaj virusit e kanë fituar 1,833 pacientë ku kanë rezultuar pozitiv 918 raste, ndërsa 26 raste të vdekjes.

Këto janë rezultatet që dallojnë shumë nga dy javët e mëparme dhe dëshmojnë se vetëm me përkushtim të përbashkët do ta mundim virusin.

Vjeshta dhe dimri do të na gjej shumë më të përgatitur, në infrastrukturë, kapacitete humane, testim, vaksinim e shumë aktivitete tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë” përfundon njoftimi i Zemaj. /Gazeta Sinjali/