image Brnabiq: Situata e ardhjes së Lavrov është jashtëzakonisht e komplikuar, Vuçiq po merret me logjistikë - Sinjali

Brnabiq: Situata e ardhjes së Lavrov është jashtëzakonisht e komplikuar, Vuçiq po merret me logjistikë

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq deklaroi sot se situata rreth mbërritjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në Beograd, është “jashtëzakonisht e komplikuar” dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merret me logjistikën e udhëtimit të tij.

“Është vërtet e pabesueshme që situata në Evropë dhe në botë është e tillë që presidenti i një vendi duhet të merret me gjëra të tilla, si logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, e cila përcakton nëse ai do të vijë apo jo”, tha Brnabiq për Pink.

Ajo vlerësoi se vizita e Lavrov e vendos Serbinë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, por se dëshmon deklaratën e presidentit Vuçiq nga inaugurimi se “Shekspiri dhe Dostojevski dhe Heminguej dhe Gëte mund të lexohen në Serbi”.

Ajo theksoi se në Serbi mund të shkojnë ministri i Punëve të Jashtme dhe kryeministri i çdo vendi, si dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vizita e të cilit në Serbi u paralajmërua disa ditë pas asaj të Lavrov.

“Është disi një pozicion i vështirë, i vështirë, por mendoj se është më i sakti i mundshëm”, tha Brnabiq.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin