image Situata me COVID-19 në Kosovë stabile, vendet tjera të rajonit me shifra të larta të rasteve

Shëndetësi

Situata me COVID-19 në Kosovë stabile, vendet tjera të rajonit me shifra të larta të rasteve

news image

Kosova, bashkë me shumë shtete tjera, po ballafaqohet me pandeminë e COVID-19. Rastet e para pozitive në Kosovë u regjistruan më 13 mars të vitit të kaluar e deri tash ky numër është rritur në mbi 161 mijë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për dallim nga muajt e verës, situata me koronavirus në dy muajt e fundit është qetësuar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në orën 15:00, brenda 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndonëse në total, ky numër arrin shifrën prej 2982.

E për të njëjtën periudhë kohore, janë regjistruar shtatë raste të reja dhe janë shëruar 33 persona.

Ndërsa për të gjetur numrin e të infektuarve, për këto 24 orë janë bërë 1 mijë e 524 teste.

Ministria e Shëndetësisë nuk ka raportuar për numrin e personave që janë vaksinuar brenda kësaj kohe, mirëpo në raportin e djeshëm, thuhet që mbi 1.6 milion doza të vaksinës antiCOVID janë administruar.

Mirëpo, situata në Kosovë është shumë më e mirë sesa në vendet tjera të rajonit.

Serbia ka pasur 59 raste të vdekjeve gjatë 24 orëshit të fundit teksa numëron plot 70,516 aktive me koronavirus.

Mali i zi ka 6 raste të vdekjeve dhe 3,572 aktive në një shtet që ka popullsi të vogël.

Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë numra të lartë me Covid. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 18 raste të reja të vdekjeve dhe janë gjithsej 8,535 raste aktive.

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit për herë të parë pas disa javëve teksa janë 8,175 aktive me koronavirus.

Kroacia pati 60 raste të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 dhe 33,708 raste aktive.

/GazetaSinjali/