Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri total i rasteve aktive me koronavirus është 2 mijë e 158, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 3.008 testime janë konfirmuar edhe 263 raste të reja me koronavirus dhe asnjë viktimë, ndërsa të shëruar janë 8 persona.
Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, në mënyrë që të mposhtet pandemia dhe të mos kemi masa të reja të mbylljes./GazetaSinjali/