image Situata me COVID-19 në Kosovë/ 94 viktima për gjashtë ditë

Shëndetësi

Situata me COVID-19 në Kosovë/ 94 viktima për gjashtë ditë

news image

94 persona kanë humbur betejën me koronavirus, kurse 1 mijë e 932 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus në gjashtë ditët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të hënën si pasojë e infektimit me koronavirus kanë vdekur 14 persona. Kurse 259 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

May be an image of text that says "Ministria Shändetesisẽ Ministarstva Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E HëNE 13.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën dytë Numri total dozave të administruara 12.834 688.491 E HëNE 358.308 எ 1.046.799 13.09.2021 Numri testimeve 5.505 Raste pozitive 259 Të shëruar 870 Rastet e vdekjes 14 Rastet aktive 17.000"

Edhe ditën e martë numri i rasteve të reja me COVID-19 nuk ishte i lartë. Për një ditë MSH-ja raportoi 357 raste të reja.

Kurse, në këtë ditë u raportua edhe për 24 viktima që humbën betejën me COVID-19.

May be an image of text that says "Ministria Shöndetësisẽ Ministarstv Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 14.09.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën dytë Numri total dozave të administruara 20.144 697.914 E MARTE MARTE 369.033 1.066.947 14.09.2021 Numri testimeve 7.027 Raste pozitive 357 Të shëruar 1.498 Rastet evdekjes 24 Rastet aktive 15.835"

Ndërkaq, të mërkurën MSH-ja njoftoi se për 24 orë kanë vdekur 12 persona dhe janë shënuar edhe 410 raste të reja. Gjatë kësaj dite ishin kryer 8 mijë e 789 testime.

No photo description available.

Edhe ditën e enjte MSH-ja raportoi për një numër më të vogël të të infektuarve me COVID-19 krahasuar me javët e kaluara.

Për 24 orë në vend ishin shënuar 368 raste të reja, kurse 14 persona kishin humbur jetën nga koronavirusi.

No photo description available.

Ndërkaq dje MSH-ja njoftoj se në vend ishin shënuar 19 raste të vdekjes. Kurse nga 6 mijë e 79 testimet e kryera vetë 279 prej tyre kishin rezultuar pozitiv me virusin korona.

No photo description available.

Kurse sot kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e infektimit me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë testuar 6 mijë e 630 mostra të dyshimta, prej të cilave kanë rezultuar 259 raste pozitive.

Në raportin e fundit të publikuar nga kjo ministri bëhet e ditur se gjatë këtij intervali kohor janë shëruar 850 pacientë, të cilët ishin të infektuar me këtë virus.

No photo description available.

/GazetaSinjali/