Pas vdekjes së 36 qytetarëve të Kosovës nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka thirrur urgjentisht mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, kjo mbledhja ka nisur në orën 17:00.
Paraprakisht, ZKM njoftoi se Kurti e ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.
Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media./Gazeta Sinjali/