Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta vizitojë Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”, pas situatës energjetike në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, viziton Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A””, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar sot se është lëshuar në punë njësia B1 e Termocentralit Kosova B dhe, si rrjedhojë, “Termokos” ka filluar të furnizohet me avull për ngrohje qendrore të qytetit të Prishtinës dhe e ka ndërprerë furnizimin me mazut.