image Situata e sigurisë në vend, Kurti dhe Mehaj takojnë komandantin e FSK-së

Politikë

Situata e sigurisë në vend, Kurti dhe Mehaj takojnë komandantin e FSK-së

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralmajor Bashkim Jashari.

Në takim u bisedua për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022 dhe mbështetjen që Forca e Sigurisë ka nga Qeveria e Kosovës, në mënyrë që vendi të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

Sipas njoftimit ata kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi. Po ashtu, për zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak, nga i cili po zbulohen masakra të tmerrshme.

“Kryeministri Kurti dhe gjeneralmajori Jashari folën për planet konkrete drejt plotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne, që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

/GazetaSinjali/