image Situata e rënduar me COVID-19, SHSKUK krijon hapësira shtesë për pacientët e infektuar

Shëndetësi

Situata e rënduar me COVID-19, SHSKUK krijon hapësira shtesë për pacientët e infektuar

news image

Së fundmi është rritur numri i rasteve të hospitalizuar me COVID-19 në vend.

Klinikat e disa spitale kanë filluar të mbushen me pacientë, kështu edhe Klinika Infektive nuk ka më hapësirë për pacientë tjerë.

Ndërsa, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur më herët se menaxhmenti i SHSKUK-së, duke e parë situatën e krijuar dhe rritjen e ndjeshme të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, që po kërkojnë ndihmë në QKUK, ka krijuar hapësira me shtretër shtesë për trajtim të pacientëve.

Në dy katet e pjesës së përfunduar së fundmi të Klinikës Infektive II(  Mjekësisë Sportive) , pas pranimit teknik, janë vendosur rreth 80 shtretër shtesë.

/GazetaSinjali/