image Siria humb mbi 2500 ushtarë, Erdogan: Ky është vetëm fillimi

Rajon

Rajoni/ Siria humb mbi 2500 ushtarë, Erdogan: Ky është vetëm fillimi

news image

Ushtria siriane raportohet se ka humbur më shumë se 2.500 trupa deri më tani, si dhe dhjetëra tanke dhe mjete të blinduara në sulme të shumta turke.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se ky është “vetëm fillimi” dhe se Turqia ende nuk ka treguar forcën e saj të vërtetë.

“Ne sapo filluam të tregojmë forcën tonë të vërtetë,” tha Erdogan, duke shtuar se shumë njerëz mendonin se Turqia ishte e dobët, pasi nuk donte të “derdhte gjak”.

Sipas tij, viktimat njerëzore dhe humbjet teknike të ushtrisë siriane janë vetëm fillimi.

Edrogan raportoi humbjen e fuqisë siriane, duke thënë se Siria në Damask kishte humbur 2.557 trupa dhe pjesëtarë të ushtrisë, 135 tanke, si dhe dhjetëra topa, sisteme të shumta raketash, transmeton KosovaPress.

Përveç kërcënimit për Damaskun, Erdogan u bëri thirrje Moskës dhe Teheranit sepse ata mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad.

“Unë u bëj thirrje Rusisë dhe Iranit edhe një herë. Ne nuk kemi asnjë problem me ju. Ne po luftojmë për të zgjidhur problemin e krizës humanitare të shkaktuar nga miliona njerëz që hyjnë në vendin tonë nga Siria, për ta mbajtur territorin tonë të sigurt”, tha Erdogan.

Kohët e fundit Siria mbylli hapësirën e saj ajrore mbi veri-perëndim të vendit, përfshirë provincën e Idlib dhe duke shpallur çdo aeroplan një objektiv armiqësor.

Qendra e pajtimit rus ka paralajmëruar Sirinë që mbrojtjet e saj ajrore nuk mund të garantojnë sigurinë e ndonjë avioni turk në rrethana të tilla./Gazeta Sinjali/