image Sipas Gray, Xhaka kreu 'krim' kur shkaktoi penalti ndaj Cityt

Futboll

Sipas Gray, Xhaka kreu ‘krim’ kur shkaktoi penalti ndaj Cityt

news image

Analisti i njohur, Andy Gray ka pasur fjalë absolutisht tmerruese për Granit Xhakën pas humbjes së Arsenalit ndaj Manchester Cityt.

Gray akuzoi Xhakën dhe bashkëlojtarin e tij Gabrielin se “kanë kryer krime” në ndeshjen frustruese të klubit të tyre ndaj Cityt.

Xhaka shkaktoi penallti ndërsa Gabrieli u përjashtua në ndeshjen që Arsenali e humbi 2-1 në shtëpi ndaj liderëve të Premier Ligë megjithëse skuadra londineze kishte luajtur më mirë.

“Nëse e këqyrni se kush kreu krime këtu, ishin dy prej lojtarëve më të vjetër të ekipit,” i tha Gray, Beinsportit.

Edhe trajneri i Cityt Pep Guardiola e kishte pranuar se Arsenali kishte luajtur më mirë. /Gazeta Sinjali Sporti/