image Sipas ekspertëve mjekësorë, vaksina kundër koronavirusit funksionon sikurse Snapchati

Shëndetësi

Sipas ekspertëve mjekësorë, vaksina kundër koronavirusit funksionon sikurse Snapchati

news image

Ish-drejtori i Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve si dhe eksperti mjekësor, Tom Frieden, ka thënë se vaksina Pfizer funksionon njësojë sikur Snapchat, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kjo vaksinë nuk përmban vetë virusin. Mendojeni si një email dërguar sistemit tuaj imunitar që tregon se si duket virusi, udhëzime për ta vrarë atë dhe më pas si një mesazh Snapchat, ai zhduket. Teknologji e mahnitshme ”, deklaroi Frieden.

Ai ka thënë se ndryshe nga shumica e vaksinave, ato me mARN, nuk përmbajnë një virus të gjallë, që do të thotë se nuk bartin rrezik për të shkaktuar sëmundje te personi i vaksinuar.

Shkencëtarja Katali Kariko, nënkryetare e BioNTech dhe një pioniere në teknologjinë e vaksinave mRNA, tha se e dinte që teknologjia do të funksiononte për vaksinat e reja.

“Unë prisja që do të funksiononte sepse tashmë kishim eksperimente,” tha Kariko për CNN, përcjellë Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/