Zarfi me raportin zviceran për vdekjen e Astrit Deharit të cilin kryeprokurori i Prizrenit e prezantoi javën e kaluar përmes një konference, ka thënë se përmban mbi 50 faqe material.
Për vonesat në procesin e përkthimit të këtij raporti që thoshte se do të zgjaste 2-3 ditë, ai sot ka dhënë këtë arsyetim, shkruan Gazeta Sinjali.
Shala në një prononcim për Express ka thënë se raporti nuk është përkthyer për 2-3 ditë sepse ai sipas tij, përmban mbi 50 faqe.
“Po presim edhe ne kur na njoftojnë. Besojmë që brenda javës përfundohet. Janë mbi 50 faqe material”, ka thënë kryeprokurori Shala.
Sot janë bërë 6 ditë prej 18 tetorit kur kryeprokurori Shala tha se procesi i përkthimit të këtij raporti do të bëhej urgjentisht dhe do të përfundonte brenda dy apo tre ditësh.
Më poshtë, ju risjellim dukjen e zarfit të cilin Shala e ka prezantuar të enjten e 17 tetorit, i cili sipas tij përmban mbi 50 faqe. /Gazeta Sinjali/