image Çitaku: Raporti me ShBA-në dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes

Politikë

Çitaku: Raporti me ShBA-në dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes

news image

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se raporti me ShBA-në dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka ka thënë se duhet treguar maturi, seriozitet dhe parashikueshmëri.

“Çfarëdolloj mospajtimi duhet trajtuar me diskrecionin e nevojshëm diplomatik. Fatkeqësisht, kemi parë edhe eksponentë të lartë të qeverisë duke shkarravitur në rrjete sociale parulla të turpshme kundër aleatëve”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo tutje, ka thënë aleancat duhen mirëmbajtur e ushqyer vazhdimisht.

“Tani jetojmë në epokën e ndërvarësisë dhe aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti”, përfundon statusi i saj.

Raporti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë duhet trajtuar me kujdes. Duhet treguar maturi,…

Posted by Vlora Çitaku on Wednesday, February 1, 2023

/GazetaSinjali/