image "Sinqerisht, disa njerëz do të vdesin...", deklarata e Elon Musk që po shokon njerëzit

Botë

“Sinqerisht, disa njerëz do të vdesin…”, deklarata e Elon Musk që po shokon njerëzit

news image

“Ju mund të vdisni, do të jetë e pakëndshme dhe ndoshta nuk do të keni ushqim të mirë. Një udhëtim i mundimshëm dhe i rrezikshëm ku nuk mund të ktheheni të gjallë”.

Kështu u shpreh Elon Musk në një intervistë me Peter Diamandis, themeluesin dhe kryetarin e fondacionit X Prize për zbulim shkencor, duke shokuar ndjekësit.

Musk nuk e la me kaq por shtoi se “sinqerisht, disa njerëz do të vdesin në fillim,” megjithatë këmbënguli se kjo do të ishte gjithashtu “një aventurë e lavdishme dhe përvojë e mahnitshme. Nuk është për të gjithë. Vetëm për vullnetarë!”.

Musk ka parashikuar një ulje në planetin Mars deri në vitin 2026 pro pas kësaj deklarate lind pyetja nëse do të ketë vullnetarë.

/GazetaSinjali/