image Sinjalizuesi fotografon veturën zyrtare të Kuvendit Komunal të Gjakovës të parkuar në trotuar

Sinjalizime

Sinjalizuesi fotografon veturën zyrtare të Kuvendit Komunal të Gjakovës të parkuar në trotuar

news image

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali e ka fotografuar veturën zyrtare të Kuvendit Komunal të Gjakovës, të parkuar në trotuarin e një objekti banesor në rrugën “Bujar Roka” në Gjakovë.

Sipas sinjalizuesit, në afërsi të këtij objekti ndodhet një restorant, i cili frekuentohet nga zyrtarët në fjalë.

Megjithatë, në fotografi shihet se në pjesën ku është parkuar kjo veturë zyrtare, ndodhet edhe një tjetër automjet i parkuar.

Kujtojmë se sinjalizuesit e Gazetës Sinjali raportuan edhe para disa ditësh sesi inspektorët komunalë të kësaj komune e kanë parkuar veturën midis trotuarit, kështu duke detyruar këmbësorët që të ecin në rrugë.

/Gazeta Sinjali/