image Përgënjeshtrim/ Ambasada e SHBA-së demanton drejtorin e Spitalit Amerikan që ia përdori emrin për marketing të stafit mjekësor - Sinjali

Përgënjeshtrim/ Ambasada e SHBA-së demanton drejtorin e Spitalit Amerikan që ia përdori emrin për marketing të stafit mjekësor

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përgënjeshtruar drejtorin e Spitalit Amerikan në Prishtinë,  Igli Larashi i cili keqpërdori emrin e kësaj Ambasade, për t`ju bërë marketing mjekëve të këtij spitali, të cilët akuzohen nga familjarët e pacientëve për papërgjegjësi dhe neglizhencë.

Në një audio-incizim të publikuar mbrëmë nga Gazeta Sinjali, shefi i Spitalit Amerikan në Kosovë, dëgjohet duke ju thënë familjarëve të një pacienti se neurologu Blerim Myftiu, ndaj të cilit po ankoheshin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, është mjek i Ambasadës Amerikane në Kosovë.

E kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka demantuar një gjë të tillë.

“Në Spitalin Amerikan nuk ka të punësuar nga personeli i Ambasadës dhe Ambasada nuk referon ekskluzivisht te ndonjë mjek apo spital i caktuar në Kosovë”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës Amerikane për Gazetën Sinjali ku njoftohet poashtu për investimet materiale që ishin bërë në periudhën 2008-2014 për ngritjen e spitalit.

“Ambasada mund të konfirmojë se fondet e Qeverisë së SHBA-ve nga Korporate për Investime Private Tejoqeanike (OPIC) kanë përkrahur zhvillimin e Spitalit Amerikan. Sipas faqes së OPIC-ut në internet, Spitali Amerikan u rrit për t’u bërë një ofrues udhëheqës rajonal i shërbimeve shëndetësore, kjo me ndihmën e Fondit të Kapitalit për Evropën Juglindore (SEEF II), një fond që është i përkrahur nga OPIC dhe i menaxhuar nga Bedminster Capital Management LLC i cili ka investuar mbi 37.6 milionë dollarë të SHBA-ve në periudhën e viteve 2008-2014.”, përfundon përgjigja e ambasadës së SHBA-së, përmbajtja e së cilës demanton pohimet e menaxherit të Spitalit Amerikan, Igli Larashi.

Në audio-incizimin që posedon Gazeta Sinjali, Larashi dëgjohet duke ndërlidhur personelin mjekësor të Spitalit Amerikan me Ambasadën SHBA-së në Prishtinë, gjatë një bisede me familjarët e pacientit nga Peja S.N. të cilët ankohen për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor ndaj prindit të tyre, i cili pësoi infarkt sapo u lirua nga- spitali, siç thonë, pas insistimit të mjekut përgjegjës, Blerim Myftiu.

Teksa dëgjon nga familjarët pretendimet ndaj mjekëve të Spitalit Amerikan sesi ia rrezikuan jetën babait të tyre dhe paralajmërimin se çështjen do ta dërgojnë në Prokurori, drejtuesi Spitalit Amerikan u thotë atyre se mjeku ndaj të cilit po ankohen është i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

“Vetëm ta them një gjë, ky njeri është mjeku i Ambasadës Amerikane për sëmundjet neuorologjike. Ky njeri që ne po flasim, Blerimi (Myftiu)”, thekson shtetasi nga Shqipëria, i cili udhëheq Spitalin Amerikan, prej muajit maj të vitit 2018.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/2481926012083068/?t=0

Incizimi është bërë nga familjarët me qëllim të dërgimit në organet e drejtësisë, pasi kishin vërejtur trajtimin e pandërgjegjshëm mjekësor ndaj prindit të tyre nga stafi mjekësor i Spitalit Amerikan.

Kujtojmë se kohë më parë, Gazeta Sinjali kishte raportuar sesi Spitali Amerikan ndonëse mban emrin e shtetit me mjekësi të avancuar, nuk e ka asnjë mjek të punësuar amerikan.

Udhëzimi Administrativ për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore, nuk përcakton kritere rreth emërtimit të institucioneve shëndetësore dhe kjo zbrazëtirë juridike është shfrytëzuar mjaftë mirë nga Spitali Amerikan për joshjen e pacientëve.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve, PRAK emërtimet e tilla i ka konsideruar reklama mashtruese ndaj pacientëve që bëhen me qëllim të tërheqjes së tyre dhe rritjes së pëfitimit. Përndryshe, sipas kësaj shoqate, do të përdoreshin emra të shteteve që kanë shëndetësi të pazhvilluar.

Derisa institucionet private shëndetësore proklamojnë shërbime të standardeve të larta mjekësore të mishëruara nga shtetet me mjekësi të avancuar, shumë qytetarë po detyrohen të kërkojnë shërim shëndetësor jashtë vendit duke paguar shuma të majme parash./Gazeta Sinjali/

Në vijim është audio-incizimi dhe biseda e transkiptuar e drejtorit ekzekutiv të Spitalit Amerikan në Prishtinë, Igli Larashi me familjarët e pacientit S. N nga Peja.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/2425430444375068/

Leon Nimani: – Sa i përket Spitalit Amerikan, drejtor të lutna, të lutna! Ju ma s`parti merreni informacionin e duhun. Masi që ta merrni informacionin e duhun, të lutna, t`ulemi, mendojeni mirë si dojna me zgjidhë këtë çështje!

Igli Larashi: – Çfarë zgjidhje do marrim këtë cështje?

Leon Nimani: – Ky ëshë propozimi juj. Ky ëshë propozimi juj. Ky ëshë propozimi juj.

Igli Larashi: – Ti e ke fjalën ke pagesa?

Leon Nimani: – Jo, jo, unë e kam fjalën te shumë çështje. Ju e mendoni mirë!

Igli Larashi: – Shumë çështje…

Leon Nimani: – Shumë çështje, shumë..

Igli Larashi: – Çfarë?

Leon Nimani: – Po e patëm pacientin këtu edhe na jepët, na jepët gjysë të vdekur, me na vdekë neve në dorë. Kjo është çështja, domethonë krejt situata, e prunën pacientin këtu. Na lëshuat pacientin, na jepët në makinë, na futët pacientin edhe gjysë të vdekur edhe 20 përqindshi i qasaj gjysës, ke tu na vdekë në dorë neve. Shyqyr që s`vdeki, se t`ish vdekë atëherë kish qenë krejt çështje tjetër, a po kupton? Po, na ndihmoj Zoti neve. Tu shku për Pejë, e kthyem rrugën dhe shkuam.

Igli Larashi: – E bëjmë një pakt zotëri? Do të më sjellësh të gjithë dokumentacionin…

Leon Nimani: – Jo, ty dokumentacionin e Maqedonisë nuk ta sjelli. Dokumentacionin e Maqedonisë ia sjelli veç prokurorit.

Igli Larashi: – Prokurorit do ia çosh, jo, jo sinqerisht

Leon Nimani: – Jo, atë patjetër Atë te prokurori pasi që zgjidhim….se dëgjo

Igli Larashi: – Je i lirë!

Leon Nimani: – ….drejtor, drejtor….drejtor,- të lutna!

Igli Larashi: – Nga kafet dolëm në muhabete te prokurori….

Leon Nimani: – Po, dulëm të prokurori

Igli Larashi: – Po ta kallzoj, që nga ky moment je i lirë të ngresh një padi ndaj doktorit dhe ndaj spitalit. Unë nuk e ndaloj kurrë atë gjë. Por, ta dish vetëm kaq. Nuk du me folë as për Blerimin as për kërkënd. Gjithsecili…

Leon Nimani: – Jo, për Blerimin, se ti je drejtori. Ti je menaxheri i Spitalit, a po kupton. Ti je përgjegjës i tina. Të lutna!

Igli Larashi: – Dhe unë do të them do të bësh gati gjithë dokumentacionin e duhur dhe  Blerimi do të vijë të thotë drejtor ti je menaxher,  këqyrë menaxhimin e spitalit, unë jam mjek dhe unë kam marr këtë vendim, kam firmos dhe jap përgjegjësi.

Leon Nimani: – Qashtu! Tash vjen kolega i tina, kur vjen muhabeti, vjen kolega i tina, i thotë: Ti e ke bo këtë gabim, ti e ke bo këtë gabim, ti e ke bo këtë gabim. A jep përgjegjësi ai?

Igli Larashi: – Tani një sekond. Qe të kallzoj edhe një herë. Nëqoftëse je avokat, kush do vij në botë të më thotë që protokolli mjekësor i njohur në të gjithë botën, është gabim.

Leon Nimani: – Ka ekspertë.

Igli Larashi: – Ka ekspertë sa të duash

Leon Nimani: – Dëgjo për qato, ka ekspertë edhe mbi ekspertë, ka analiza e mbi analiza.

Igli Larashi: – Veç po ta kallzoj, ky njeri është mjeku i Ambasadës Amerikane për sëmundjet neuorologjike. Ky njeri që ne po flasim, Blerimi

Leon Nimani: – Ky njeri është gjithçka. Qe po t` thom unë ty. Ky njeri është gjithçka, veç mjek nuk është. Po më vjen keq!

Igli Larashi: – Jo, jo, më vjen keq. Ai mjek është, por do të them edhe një gjë. Dëshira e një mjeku është për të bërë më të mirën. Por, nuk jemi magjistarë, nuk jemi perëndi. Mjekët bëjnë aq sa mund të identifikojnë ose mund ta vlerësojnë.

Leon Nimani: – Ai gjithçka është veç mjek nuk është, po më vjen keq!

Igli Larashi: – Shiko! Atë e kanë vendos të tjerët te shkolla. Ai është edhe pedagog, në fakultet të mjekësisë. Shkolla që ai….

Leon Nimani: – A e di pse është?

Igli Larashi: – Hëë Leon Nimani: – Se është miki i mikit të mikit, a po kupton?