image Sindikatat kërkojnë takim me kryeministrin për të diskutuar për Ligjin e Pagave

Kosovë

Njoftim/ Sindikatat kërkojnë takim me kryeministrin për të diskutuar për Ligjin e Pagave

news image

Përfaqësuesit e Sindikatës së arsimit ( SBASHK-ut), Sindikatave të Shëndetësisë (FSSHK-së), policisë (SPK-së), Zjarrfikësve  dhe  Doganave  kanë mbajtur një takim të përbashkët  ku kanë folur për situatën  në këta sektorë pas raportimeve se mund të mos jenë  paraparë mjete në Ligjin e buxhetit për  implementimin e Ligjit të Pagave.

Ata kanë deklaruar se situata në sektorët që përfaqësojnë është acaruar dhe se kanë nisur të shtohen kërkesat e anëtarësisë që të bëhen përgatitje për të nisur edhe me veprime sindikale nëse Ministria e Financave dhe kryeministri nuk ofrojnë dëshmi se janë bërë planifikime buxhetore për ligjin e pagave.

“Duke u gjendur në këtë situatë përfaqësuesit e FSSHK-së, SPK-së,  sindikatës  së Zjarrfikësve  dhe Doganave kanë vendosur bashkërisht që t’i drejtohen kryeministrit Kurti për një takim urgjent e në momentin më të afërt të mundshëm për të debatuar për këtë çështje.”

Përfaqësuesit e këtyre pesë sindikatave kanë bërë të ditur se do të kërkojnë nga kryeminstri Kurti që të shpalos planin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së punëtorëve në Republikën e Kosovës nëse Ligji për paga zvarritet edhe më tutje./Gazeta Sinjali/