image Sindikata reagon ashpër pas akuzave të Trepçës: Minatorët nuk frikësohen, nuk kërcënohen, nuk dorëzohen

Kosovë

Sindikata reagon ashpër pas akuzave të Trepçës: Minatorët nuk frikësohen, nuk kërcënohen, nuk dorëzohen

news image

Rreth 700 metra nën tokë, minatorët e Trepçës kanë hyrë në grevë urie tash e disa ditë, ku disa prej tyre u dërguan me urgjencë për trejtman mjekësorë si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore. Teksa sot, menaxhmenti “Trepça Sh. A.” në Facebook publikoi disa fotografi ku akuzoheshin disa nga grevistët si “sabotues” të cilët po hanë dreka e darka, raporton Gazeta Sinjali.

Këtyre pretendimeve i ka reaguar ashpër Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës duke thënë se personat në fotografitë e publikuara kishin shprehur gatishmërinë ” për të ndihmuar minatorët e mbyllur në minierë”.

Këtë reagim të “Trepça Sh. A.”  Sindikata po e sheh si një tendencë frikësuese, shantazhuese e kërcënuese ndaj grevistëve.

“Një tendence të tillë friksuese dhe shantazhuese ndaj minatoreve grevist e konsiderojm si përpjekje të dështuar, të një menaxhmenti të papërgjegjshëm, joprofesional dhe dhe jolegjitim.

Në vend se menagjmenti të solidarizohet dhe të plotesoj kërkesat e minatorëve, duke marre parasyshe situaten e rëndë shëndetsore dhe rreziku per jetë që është duke iu kanosur grevistëve, ata gjejne kohen të shantoazhojnë dhe të njollosin greven e minatoreve”, thuhet ndër tjera në reagimin e tyre.

Postimi i plotë i tyre:

E Tmerrshme.

Në faqen zyrtare në Facebook të ndermarrjes Trepca Sh.A janë publikuar disa fotografi te grevisteve dhe personave te vullnetit te mire te cilet kan shprehur gadishmerin për të ndihmuar minatoret e mbyllur ne miniere.

Në këtë postim ndër të tjera thuhet se këta përsona janë sabotues dhe bojkotues të punës, duke kërcënuar se ndaj të njejtëve do të mirren vendime, duke kërcënuar minatorët grevist dhe duke shfaqur fytyren e tyre të vërtetë.

Një tendence të tillë friksuese dhe shantazhuese ndaj minatoreve grevist e konsiderojm si përpjekje të dështuar, të një menaxhmenti të papërgjegjshëm, joprofesional dhe dhe jolegjitim.

Në vend se menagjmenti të solidarizohet dhe të plotesoj kërkesat e minatorëve, duke marre parasyshe situaten e rëndë shëndetsore dhe rreziku per jetë që është duke iu kanosur grevistëve, ata gjejne kohen të shantoazhojnë dhe të njollosin greven e minatoreve.

Kjo sjellje është e turpshme.

Minatorët nuk friksohen, minatoret nuk kërcënohen dhe minatorët nuk dorzohen.

/GazetaSinjali/