image Punëtorët e Telekomit mbajnë protestë 24-orëshe para Qeverisë

Financa

Punëtorët e Telekomit mbajnë protestë 24-orëshe para Qeverisë

news image

Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (FSP-PTK), sot nga ora 13:00 fillon protestën 24-orëshe para Qeverisë, raporton Gazeta Sinjali.

Protesta e tyre mbahet pas bllokimit të llogarive të kësaj ndërmarrje, për shkak të borxhit mbi 26 milionë eurosh ndaj kompanisë së familjes Devolli “Dardafone.net”.

Për shkak të këtij borxhi, Telekomi i Kosovës është urdhëruar nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli të paguajë brenda 1 ore borxhin mbi 26 milionësh që kishte ndaj kësaj kompanie.

Por, Gazeta Sinjali mëson se në momentin kur Telekomit iu bllokuan llogaritë, kjo ndërmarrje kishte vetëm 3.7 milionë euro në to.

Për shkak të situatës së krijuar në Telekom, bordi i përkohshëm i kësaj ndërmarrjeje ia dorëzoi dorëheqjen kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Ekonomisë./Gazeta Sinjali/