image Sindikata e Punëtorëve të RTK-së zgjedh anëtarët e kryesisë dhe kryetarin

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së zgjedh anëtarët e kryesisë dhe kryetarin

news image

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka mbajtur sot kuvendin e gjashtë zgjedhor, ku prezentë ishin shumica e anëtareve të Kuvendit të SPERTK-së, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali.

“Fillimisht Kuvendi i anëtarëve ka harmonizuar dhe ka ndryshuar 6 pika 6.5. dhe nenin 7 pika 7.3  të cilat kanë të bëjnë me mandatin e anëtarëve të kryesisë dhe mandatin e kryetarit, duke i harmonizuar me statutin e BSPK-së, pasi SPERTK është anëtare e BSPK-së. Këto ndryshime u përkrahën dhe u votuan në mënyrë unanime nga Kuvendi.

Pas ndryshimeve statutare është zhvilluar votimi për kryetar të kuvendit, anëtarë të kryesisë dhe kryetar të SPERTK-së. Me shumicë votash është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçare gazetari Gëzim Bimbashi.

Këta janë emrat të cilët janë zgjedhur për të udhëhequr  SPERTK-në për katër vitet e ardhshme.

Gëzim Bimbashi-Kryetar i SPERTK-së

Blerim Ruhani-Anëtar

Branko Staletovic-Anëtar

Fitim Selmani-Anëtar

Slavisha Jovanovic-Anëtar

Elez Hajzeri-Anëtar

Daut Qulangjiu-Anëtar

Fejsal Shasivari-Anëtar

Shpetim Berisha-Anëtar

Rabit Osmani-Anëtar

Besart Krasniqi-Anëtar

Arlinda Sejda-Kryetare e Kuvendit të anëtareve

Të nderuar kolegë të RTK-së, sindikata ditët në vazhdim do t’i rrisë angazhimet për sigurim shëndetësor, për ligjin e ri të RTK-së dhe për kushte më të mira në punë. Për këto do të ndërmarrim veprime të shpejta dhe ligjore” përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/