Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka mbajtur sot kuvendin e gjashtë zgjedhor, ku prezentë ishin shumica e anëtareve të Kuvendit të SPERTK-së, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali.
“Fillimisht Kuvendi i anëtarëve ka harmonizuar dhe ka ndryshuar 6 pika 6.5. dhe nenin 7 pika 7.3 të cilat kanë të bëjnë me mandatin e anëtarëve të kryesisë dhe mandatin e kryetarit, duke i harmonizuar me statutin e BSPK-së, pasi SPERTK është anëtare e BSPK-së. Këto ndryshime u përkrahën dhe u votuan në mënyrë unanime nga Kuvendi.
Pas ndryshimeve statutare është zhvilluar votimi për kryetar të kuvendit, anëtarë të kryesisë dhe kryetar të SPERTK-së. Me shumicë votash është rizgjedhur edhe për një mandat katër vjeçare gazetari Gëzim Bimbashi.
Këta janë emrat të cilët janë zgjedhur për të udhëhequr SPERTK-në për katër vitet e ardhshme.
Gëzim Bimbashi-Kryetar i SPERTK-së
Blerim Ruhani-Anëtar
Branko Staletovic-Anëtar
Fitim Selmani-Anëtar
Slavisha Jovanovic-Anëtar
Elez Hajzeri-Anëtar
Daut Qulangjiu-Anëtar
Fejsal Shasivari-Anëtar
Shpetim Berisha-Anëtar
Rabit Osmani-Anëtar
Besart Krasniqi-Anëtar
Arlinda Sejda-Kryetare e Kuvendit të anëtareve
Të nderuar kolegë të RTK-së, sindikata ditët në vazhdim do t’i rrisë angazhimet për sigurim shëndetësor, për ligjin e ri të RTK-së dhe për kushte më të mira në punë. Për këto do të ndërmarrim veprime të shpejta dhe ligjore” përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/