image Sindikata e KEK-ut kërkesë partive politike: Të rriten pagat për gjithë punëtorët

Kosovë

Sindikata e KEK-ut kërkesë partive politike: Të rriten pagat për gjithë punëtorët

news image

Sindikata e Re KEK iu ka drejtuar me një kërkesë të gjitha subjekteve politike që në platformën e tyre zgjedhore të fusin ngritjen e pagave në mënyrë lineare nga 150 euro për të gjithë të punësuarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj sindikate, kjo ngritje do të shërbejë edhe për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe gjithashtu edhe për sektorin privat marrë parasysh pagën minimale që tani është 170 euro dhe me këtë ngritje paga minimale duhet të bëhet 320 euro.

Kështu, pashmangshëm edhe sektori privat do të imponohet për ngritjen e pagave.

“Mënyra lineare për ngritjen e pagave në Kosovë është e domosdoshme për arsye së në Kosovë në gjithë sektorin publik ka dallime të mëdha, marrë për bazë policin e thjeshtë dhe atë të graduar, dallimin në mesë të mësuesit me nivel të njëjtë kualifikimi me arsimtarin, në mes të infermierëve te diplomuar me doktorët që kanë dallime të mëdha në paga etj. Kjo ngritje e pagave në mënyrë lineare do të zbuste në masë të madhe pakënaqësitë pasi që më ligj për paga pashmangshëm se dikush do të avanconte veten apo grupe te caktuara të afërta me pushtetin. Shpresoj që të merret seriozisht ky propozim nga partitë garuese për të qeverisur me vendin”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga nënkryetari i Sindikatës së Re KEK, Nexhat Llumnica.

/Gazeta Sinjali/