image Sinan Vllasaliu: Ibrahim Rugova është baba i Kosovës

Sinan Vllasaliu: Ibrahim Rugova është baba i Kosovës

news image

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu i ftuar në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin” në KlanKosova, ka folur krejtësisht jashtë profesionit të tij.

Për të parën herë ai ka shprehur disa qëndrime të tij për politikën në Kosovë. Për Vllasaliun, presidenti historik Ibrahim Rugova ishte i pakontestueshëm politikisht.

“Nëse flasim me dashurinë e asaj kohe, ka qenë sikur kur ke një prind, një kujdestar, për gjithçka. Ne në ato suaza që kemi jetuar, të okupuar, me vasje të përditshme, me një dhunë të paparë dhe ti e ke pas një fytyrë të një njeriut, i cili me një qetësi jashtëzakonisht të madhe, megjithatë që nuk shpjegohet, është diçka…një energji, një rrezatim, e cila ta ka dhënë një siguri që po të qon diku, në një rrugë që është trajtuar për shumë njerëz si e pabesueshme, mirëpo në realiteti i pakontestueshëm politikisht”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se njerëzit që dikur nuk arritën ta kuptonin politikën e Rugovës, sot shprehen se i njejti ka bërë politik të mirë.

“E ke pasë të vetmin njeri që e ke pasë, të shprehemi me atë shprehjen e popullit, ‘ymyt’, dhe unë besoj që ajo është një ndër armët kryesore të Ibrahim Rugovës që ka ditë çka don dhe e ka mbërri çka ka dashtë”, u shpreh ai.

Vllasaliu poashtu u shpreh se sipas tij Rugova është një ndër trimat më të mëdhenj shqiptar, madje ai tha se të njejtin e konsideron si “Babain e Kosovës”.

“Dashuria e tij për popullin e vet, për atdheun e vet, i ka mujtë të gjitha komponentet kundër tij, për arsye se ka qenë dashuri e sinqertë, jo dashuri e korruptuar, jo patriot me u zgju në mëngjes me shku në punë me shit patriotizëm”, shtoi ai.

“I pazëvendësueshëm! Mendoj që na ka fut në një rrugë…besoj që njerëzit gradualisht e kanë kuptu, kanë me kuptu, po e kuptojnë, kanë me kupt u edhe ata që nuk kanë dashtë. Ta thash në fillim Adnan, si prind, në kuptimin se prindi ta jep një shpresë, kur ke frikë veç thua ‘e kam prindin’, siç e kanë fëmija jonë sot, edhe na. Unë mendoj që Ibrahim Rugova është baba i Kosovës, në kuptimin e mirë t ë fjalës. Dhe njerëzishtë shumë e kam dashtë!”, tha Vllasaliu.

/GazetaSinjali/