image Simiq: Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tani s’ka institucione të Prishtinës në veri

Politikë

Simiq: Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tani s’ka institucione të Prishtinës në veri

news image

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në protestën e organizuar nga kjo parti ka thënë se po luftojnë për paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

Igor Simiq ka thënë se po luftojnë për paqe dhe stabilitet për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

 “Çka fituam? Luftojmë për paqe, për stabilitet. Edhe për serbët edhe për shqiptarët edhe për boshnjakët edhe goranët e të gjithë të tjerët”, ka thënë ai para qytetarëve serbë të Kosovës.

Simiq ia ktheu Kurtit që tha se nuk ka komuna serbe në Kosovë, por ka komuna me shumicë serbe.

“Para disa ditësh Kurti tha se s’ka komuna serbe në Kosovë, tash s’ka institucione të Prishtinës në veri të Kosovës”, ka thënë Simiq.

/GazetaSinjali/