image “Siguria në qeli”, vetë i katërti në dhomë -Binak Gjergjaj arrinë të vetëvritet
[wp-story id="814678"]

Kosovë

E rëndë/ “Siguria në qeli”, vetë i katërti në dhomë -Binak Gjergjaj arrinë të vetëvritet

news image

Në qendrën e paraburgimit në Pejë, mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur 52 vjeçari nga Klina, Binak Gjergjaj. Edhe pse në qelinë ku po qëndronte ishin edhe tre persona tjerë, Gjergjaj kishte arritur që me çarçafë ta vriste vetën në banjon e kësaj qendre, raporton Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht për vdekjen e Gjergjajt dhe arsyet pse SHBA kishte kërkuar ekstradimin e tij.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, në Qendrën  Paraburgimit në  Pejë, sot në mëngjes gjatë hapjes së dhomave dhe numërimit të të burgosurve, në banjon e njërës nga dhomat është gjetur i vetëvarur i paraburgosuri me inicialet B. GJ, në dhomë bashkë me të ishin edhe tre persona të tjerë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjergjaj, dyshohet se në vitin 2001 ka vrarë gruan e tij në Amerikë, më pas është kthyer në Kosovë.

Ai po mbahej nga qershori në qendrën e paraburgimit në Pejë. Ishte me letër-rreshtim ndërkombëtarë dhe në pritje të procedurave të ekstradimit në Amerikë.

Më shumë rreth vrasjes së Aferditës, ish-gruas së Binak Gjergjajt, mund të lexoni KËTU: /Sinjali/