Sigal Prishtina ka mposhtur Trepçën me rezultat 105:71, në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo është edhe fitorja e pestë radhazi për prishtinasit, të cilët pësuan vetëm një humbje në xhiron e parë nga Rahoveci. Përderisa, mitrovicasit e pësuan humbjen e katërt dhe numërojnë vetëm një fitore./Gazeta Sinjali/