Sigal Prishtina ka mposhtur Lipjanin, në kuadër të javës së 6-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat përfundimtar 105:70, transmeton Gazeta Sinjali.
Lojtarët që shënuan më së shumti te Prishtina ishin Dardan Berisha (29 pikë) dhe Fahro Alihodzic (21 pikë), ndërsa te skuadra vendëse u dalluan Demarkus Stuckey Jr dhe Deaughn Jenkins me nga 26 përkatësisht 23 pikë.
Për Prishtinën kjo është fitorja e katërt në pesë ndeshje të deritanishme, ndërsa Lipjani ka pësuar gjashtë humbje në po aq ndeshje./Gazeta Sinjali/