image Sigal Prishtina mposhtet nga Ventspils

Basketboll

Sport/ Sigal Prishtina mposhtet nga Ventspils

news image

Klubi basketbollistik i Sigal Prishtinës ka pësuar humbje nga Ventspils, në ndeshjen e fundit në grupet e FIBA Europe Cup me rezultat 72:122.

Te skuadra e Prishtinës lojtarët më të dalluar ishin: Divine Myles me 32 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime, si dhe Fahro Alihoxhiq me 17 pikë e pesë kërcime. Ndërsa, te skuadra mysafire u dalluan Klavs Cavars me 26 pikë dhe 13 kërcime, Ryan Luther me 21 pikë dhe 11 kërcime dhe Kristaps Gluditis me 20 pikë.

Prishtina përfundon grupin me dy fitore dhe katër humbje./Gazeta Sinjali/