image Sigal Prishtina fiton ndeshjen ndaj Apoel Nicosia

Basketboll

Sport/ Sigal Prishtina fiton ndeshjen ndaj Apoel Nicosia

news image

Sigal Prishtina e ka mposhtur në shtëpi Apoel Nicosia me rezultat (93:74), në ndeshjen e vlefshme për Grupin C të FIBA Europe Cup.

Ndeshjen e nisën mirë mysafirët me një seri prej 0:7, megjithatë vendasit u kthyen shpejtë duke barazuar shifrat, si dhe duke kaluar në epërsi.

Gjuajtjet për tre pikë ishin vendimtare, ku tre prej tyre i shënoi Dardan Berisha, derisa çereku i parë përfundoi 33:23 për Prishtinën.

Bardhekaltrit e filluan shumë mirë edhe periodën e dytë, duke thelluar epërsinë, derisa në pushim shkuan në pushim me 15 pikë epërsi, 60:45.
Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash shfaqte shifrat, 71:61.

Edhe në çerekun e katërt Prishtina tregoi lojë më të mirë dhe triumfoi në fund me meritë, 93:74./Gazeta Sinjali/