image Sigal Prishtina e mposhtë me rezultat të thellë Bashkimin

Basketboll

Sport/ Sigal Prishtina e mposhtë me rezultat të thellë Bashkimin

news image

Klubi basketbollistik i Prishtinës e ka mposhtur me rezultat të thellë 120:59 Bashkimin, në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Lojtarët më të dalluar te Sigal Prishtina ishin: Divine Myles me 24 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Meriton Ismaili me 20 e pesë kërcime, ndërsa te skuadra e Bashkimit më i miri ishte Corey Ross me 17 pikë.

Sigal Prishtina tani numëron 12 fitore dhe tri humbje, teksa Bashkimi 11 fitore dhe katër humbje./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.613196462024775/3010156972328700/?type=3&theater