Klubi basketbollistik i Prishtinës e ka mposhtur me rezultat të thellë 120:59 Bashkimin, në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Lojtarët më të dalluar te Sigal Prishtina ishin: Divine Myles me 24 pikë e 11 kërcime, Fisnik Rugova me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Meriton Ismaili me 20 e pesë kërcime, ndërsa te skuadra e Bashkimit më i miri ishte Corey Ross me 17 pikë.
Sigal Prishtina tani numëron 12 fitore dhe tri humbje, teksa Bashkimi 11 fitore dhe katër humbje./Gazeta Sinjali/