image Sigal Prishtina e mposht Golden Eagle Yllin

Basketboll

Sigal Prishtina e mposht Golden Eagle Yllin

news image

Sigal Prishtina e ka fituar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat përfunditmar 92:84, në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dy skuadrat që nga fillimi luftuan për çdo top duke treguar dëshirën për fitore.

Te Sigal Prishtina u dalluan lojtarët: Fahro Alihoxhiq me 29 pikë e 7 kërcime, Divine Myles me 20 pikë e 10 kërcime, Edmond Azemi me 18 pikë dhe Fisnik Rugova me 14, ndërsa te mysafirët u dallua dyshja Jameel McKay me 20 pikë e 14 kërcime dhe Valon Bunjaku me 21 pikë e 8 kërcime.

Sigal Prishtina tani kryeson renditjen me 11 fitore e tri humbje, teksa Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e katërt me 10 fitore e katër humbje./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/KBPrishtina/photos/a.613196462024775/3003180933026304/?type=3&theater