image Megjithatë, Prishtina fillon të stoliset për festa të fundvitit

Kosovë

Megjithatë, Prishtina fillon të stoliset për festa të fundvitit

news image

Gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar stolisja e shesheve të Prishtinës për festat e fundvitit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Komuna e Prishtinës, të cilët tregojnë se tanimë punëtorët e kompanisë fituese kanë filluar përgatitjet e tyre për stolisjen e shesheve të kryeqytetit.

“Po, sot kanë filluar punimet, ende nuk dihet për sa kohë do të përfundojnë ato punime”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Gazeta Sinjali mëson se vlera e përgjithshme e kontratës  tre-vjeçare që është nënshkruar për dekorimin e shesheve të Prishtinës është 190 mijë euro apo 65 mijë euro për çdo vit.

Dekorimi i kryeqytetit kishte nxitur reagime të shumta në vend, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Madje, edhe vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte postuar në rrjetet e tij sociale një poll, përmes të cilit kërkonte nga qytetarët të votojnë për apo kundër dekorimit të qytetit për festat e fundvitit.

Në atë sondazh morën pjesë plotë 3 mijë e 484 persona dhe 53.8% ishin që sheshet të dekorohen, kurse 40.6% votuan kundër kësaj. /Gazeta Sinjali/