image Si u shmang në Bruksel skenari i rrezikshëm për Shqipërinë

Rajon

Si u shmang në Bruksel skenari i rrezikshëm për Shqipërinë

news image

E vetmja fitore që mori në Bruksel qeveria e Edi Ramës ishte ajo që nuk u lejua ndarja mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Skenari kishte nisur të qarkullonte dhe nisi të fitonte terren ditën e enjtje.

Por presidenti francez, Emmanuel Macron nuk lejoi që të zbatohej ky skenar, edhe pse disa vende ishin dakord që të mos pengohej Maqedonia e Veriut për shkak të Shqipërisë.

Përse u investua Macron që të mos përparonte ky skenar? Financial Times shkruan se kjo nuk ka lidhje me faktin se edhe Maqedonia e Veriut nuk ka përparuar si Shqipëria, sepse ishte shumë e qartë se Shqipëria ishte problemi.

“Parisi ishte i kujdesshëm që të mos portretizohej sikur po shënjestron Shqipërinë, e cila është kryesisht myslimane, ndërsa favoziron Maqedoninë e Veriut, e cila është kryesisht e krishterë”, shkruan gazeta e njohur.

Këtë rrezik e pati paralajmëruar Enton Palushi. Sipas tij, Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt një skenari të rrezikshëm.

“Deri tani është folur shumë për rrezikun që Shqipëria të bjerë në ndikimin e Rusisë, Kinës apo Turqisë, por frika më e madhe që ndjehet në Bruksel është se pasi Maqedonia të marrë dritën jeshile, do mbetet Shqipëria, Bosnja, Kosova si vendet më të izoluara, duke krijuar paragjykimin se vendet myslimane nuk përparojnë dot me reformat”.

“Ky paragjykim është më i rrezikshmi ku mund të ketë përfunduar Shqipëria. Për ironi, kjo situatë anadollake e Shqipërisë, këtë prapambetje, ku vendin tonë e parakalon Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, e krijon një njeri që duket se tendencën për të thënë që nuk është anadollak, por thotë se ka elementë anadollakë në Shqipëri, një njeri që përdor terma si kazan, filxhan, tepsi. Por kam frikë se anadollakë në sytë e botës po na bën njeriu që na hiqet si më anti-anadollaku në Shqipëri,” tha Palushi.