image Si të zhdukni të dhënat sekrete nga Google

Teknologji/ Si të zhdukni të dhënat sekrete nga Google

news image

Nëse keni një llogari në Google, me shumë mundësi kompania i di të gjitha detajet tuaja të fshehta.

Në qoftë se jeni përdorues të “Gmail”, “Maps”, “Search”, apo të një platforme tjetër, shumë nga informacionet tuaja private ruhen në serverat e Google.

Por mos u shqetësoni! Tanimë ju mund t’i tregoni gjigantit elektronik çfarë të bëjë automatikisht me të dhënat tuaja nëse ndaloni së përdoruri produktet e tij, për shembull, pasi të vdisni.

Për ta realizuar një gjë të tillë ndiqni këto hapa:

1-Shkoni në adresën: myaccount.google.com
2-Shtypni “Data & Personalization”
3-Uleni faqen pak më poshtë dhe selektoni “Make a plan for your account”
4-Klikoni “Start”
5-Më pas mund të zgjidhni se sa gjatë duhet të presë “Google” për të fshirë të dhënat tuaja, kur të shohë se keni qëndruar tërësisht joaktivë. Mundësia e parë është “3 muaj”, por mund të zgjidhni dhe më shumë se 18 muaj. Sipas kompanisë, do duhet një muaj para se llogaria juaj të bëhet zyrtarisht joaktive. /Gazeta Sinjali/