image I mori jetën partnerit të saj, australiania bëri kërkime në Google se në ç'mënyrë mund të kryejë vrasjen

Botë

I mori jetën partnerit të saj, australiania bëri kërkime në Google se në ç’mënyrë mund të kryejë vrasjen

news image

Një grua e priste taksinë në Bunnings kur bleu një sëpatë që më vonë e përdori për të vrarë partnerin e saj, i është thënë një gjykate në Sydney.

34-vjeçarja paraprakisht bëri kërkime në Google për vrasjen, duke përfshirë shprehjen “çfarë pjese të trupit duhet të synosh kur vret dikë me sëpatë”.

Ajo është deklaruar fajtore për vrasjen e partnerit të saj teksa ai ishte shtrirë duke shikuar në iPad-in e tij në shtëpi në shtator 2020.

Sipas fakteve, ai ishte me një grua tjetër kur partnerja e tij i telefonoi dhe i dërgoi mesazh, raportoi The Guardian. 

Ai i tha gruas me të cilën ishte se ishte ish-partnerja e tij, duke e përshkruar atë si të rrezikshme – të dhunshme dhe abuzive.

Gruaja dërgoi 19 mesazhe duke sugjeruar se ai po bënte marrëdhënie seksuale me dikë dhe ajo u përpoq ta telefononte nga rreth orës 5.30 deri në 13:00.

Në fillim të atij muaji, ajo kishte kryer kërkime në telefonin e saj për informacion, duke përfshirë “a mund të vrasësh dikë me ujë të nxehtë të valë” dhe “a është vërtet e lehtë të vrasësh dikë me thikë”.

Para vrasjes, ajo bëri më shumë kërkime duke përfshirë: “Cila pjesë e trupit është më e lehtë për të vrarë dikë me sëpatë”.

Viktima u konstatua se kishte vdekur nga plagët e shumta në kokë.

Burri ishte dënuar për vepra dhune ndaj gruas në vitin 2010, 2011 dhe në mars 2019, ndërsa gruaja nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

/GazetaSinjali/