Pas pushimeve është normale që të të shoqërojë një ndjesi trishtimi, por gjëja e rëndësishme është të mos humbisini buzëqeshjen dhe të rifilloni jetën e përditshme me energji dhe humor të mirë.
Për shumë njerëz, kthimi pas pushimeve në punë mund të jetë i vështirë: ekziston një “sindromë e rikthimit” e vërtetë, ku melankolia për përfundimin e pushimeve dhe momenteve të relaksit shoqërohet nga një sërë çrregullimesh të tilla si: dhimbje koke, pagjumësi, vështirësi në përqendrim.
Duhet të theksohet fakti që nuk bëhet fjalë për një sëmundje, por është reagimi normal i organizmit që duhet të përshtatet me një seri zakonesh, përfshirë ndryshimin e klimës, ushqimit dhe mbi të gjitha ritmet dhe ekuilibrin.
Ja disa këshilla se si të filloni sërish aktivitetin e përditshëm:
I thoni ‘jo’ një fillimi të vrullshëm
Një nga gjërat më të dëmshme ndonjëherë është të kalosh nga zero në një vrull aktivitetesh. Trupi nuk është një makinë në Formula 1.
Bëhet fjalë për një sërë punësh që janë grumbulluar gjatë periudhës së mungesës.
Nëse ktheheni nga një pushim i gjatë, duhet të rifilloni punën gradualisht. Nëse është e mundur, shmangini grumbullimin e agjendë së punës menjëherë dhe të mësoni ta injoroni për disa ditë pak çrregullimin që është krijuar në mënyrë të pashmangshme në shtëpi.
Çështje ritmi
Një ndihmë kundër stresit mund të vijë nga mbajtja e të paktën disa prej zakoneve që keni pasur gjatë pushimeve për aq kohë sa të jetë e mundur. Për shembull, nëse jeni marrë me sport, vazhdoni të bëni një xhiro me biçikletë ose të paktën një shëtitje para darkës do të ishte shumë mirë. Megjithëse, për fat të keq, edhe pse keni filluar të zgjoheni më herët, duhet të siguroheni që të flini mjaftueshëm. Po ashtu nëse leximi është pasioni juaj, në një moment të ditës mund të lexoni disa faqe nga libri i preferuar.
Gëzimi i tryezës
Para se të filloni të mendoni për linjat, mbani pak gjallë frymën e pushimeve duke vazhduar të vendosini në tryezë ushqimet që ju kanë shoqëruar gjatë periudhës së pushimeve.
Nxirja urbane
Dielli mbetet aleati më i mirë i humorit dhe ndjenjës së qetësisë: ai gjithashtu “vlen” edhe në qytet, megjithëse më pak i qartë dhe i ndritshëm sesa kur ishit në pushime. Qëndrimi sa më shumë që të jetë e mundur në ajër të hapur, kur temperaturat janë të favorshme, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përçuar pozitivitet dhe bën që ngjyra e bronztë e pushimeve të zgjasë sa më gjatë.
Një fillim i ri
Fundi i pushimeve shënon fillimin e një viti të ri. Në vend që të trishtoheni për pushimet e mbaruara, filloni të bëni plane për javët në vazhdim: nëse keni eksperimentuar një hobi të ri ose një sport që ju ka pëlqyer, bashkohuni me ndonjë klub ose shkollë që ju lejon të kultivoni këtë pasion.
Dhe nëse të gjitha këto nuk mjaftojnë…
Ne kemi një kartë të fundit për të luajtur: në vend që ta lëshojmë veten në trishtim, le të planifikojmë menjëherë një pushim tjetër, qoftë edhe për disa ditë. Do të jetë një kurë e vërtetë.