image “Si sot, si nesër unë ka me vdek”, djali i dëshmorit thotë se u kërcënua pasi zbuloi emrat e familjarëve të punësuar në KEK

Kosovë

“Si sot, si nesër unë ka me vdek”, djali i dëshmorit thotë se u kërcënua pasi zbuloi emrat e familjarëve të punësuar në KEK

news image

Patriot Brahimi, djali i dëshmorit, Halim Brahimi është deklaruar rreth kërcënimeve që mori, pasi tregoi emrat e disa familjarëve të zyrtarëve të KEK-ut që u punësuan në konkursin e fundit.

Ai tha se ka pranuar telefonata nga zyrtarë të KEK-ut emrat e të cilëve i ka përmendur.

“Më kanë thirr ata zyrtarët e KEK-ut se pse ma ke përmend emrin. Njëherë më thirri si djalë i dëshmorit e sene, duke më marr me të mirë. Kah fundi tha nuk të thirra për këtë punë por për tjetër sen. Ma bani të kam thirr që ma ke përmend emrin, por pasi je djalë i dëshmorit s’po du hiq andej. Unë i thash emrin ta kom përmend, por po të kishte qenë edhe babai im e kisha përmend”, tha ai.

E pas këtyre kërcënimeve, Brahimi tha se nuk i frikësohet as vdekjes.

“Me ta ngjit I thash s’ta kom ngjit. E ke punësuar vëllain dhe ta kom përmend emrin që e ke punësu vëllain dhe ta kom përmend emrin. Si sot, si nesër unë ka me vdek krejt. Edhe me dal mem vra, dy dinarë nuk i dha nëse unë e flas një të vërtet. Nuk jam prej atyre që tutna dhe nuk e kam atë problem që dalin e më kërcënojnë”, deklaroi ai.

Për njërin që e ka kërcënuar Brahimi tha se ka mbajtur fotografinë e kryeministrit Albin Kurti në profil.

“Aj që më ka bërë një koment e ka thënë që djali im e ka pas testin 100%, e vëllai i tij u pranu. Në replikën e atij më ka thënë njëri që më ka sha shumë keq dhe më ka thënë që nëse veç një ditë shtyhet ky konkurs me pa se kush jam unë. Unë i kam qito kërcënime dhe dijeni që nesër, pasnesër me ndodh diçka mn ditë. Unë borxh si kam askujt. Bile ka qenë me fotografi të Albin Kurtit”, tha ai në T7.

/GazetaSinjali/