Edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc, të burgosurve iu është mundësuar votimi përmes ekipeve mobile të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lidhur me procesin e votimit në këtë vend ka folur zëvendësdrejtori Idriz Shabani, i cili bëri të ditur se të drejtë vote kanë 128 persona.
“128 të burgosur kanë të drejtë vote. Të shohim tani se a duan të gjithë të votojnë apo jo. Ne i lajmërojmë të burgosurit se kanë të drejtë të votojnë dhe pastaj ata vendosin se a do të votojnë apo ajo”, tha ai për klankosovën.
Ai theksoi se të burgosurit kanë pasur mundësi ta përcjellin edhe fushatën zgjedhore përmes televizionit./GazetaSinjali/