image Si po e përdorë Singapori teknologjinë për ta zgjidhur mungesën e ujit

Kuriozitete

Si po e përdorë Singapori teknologjinë për ta zgjidhur mungesën e ujit

news image

Singapori përdor rreth 430 milionë gallona (njësi matëse) ujë çdo ditë – një numër që pret të dyfishohet në katër dekadat e ardhshme.

Ky lloj i konsumit po krijon presion mbi shtetin aziatik për të adresuar shqetësimet në rritje në lidhje me mungesën globale të ujit. Pra, po ndërton teknologji të re për t’u përgatitur për një të ardhme ku marrja e ujit të pastër do të jetë edhe më e vështirë, shkruan BBC transmeton Gazeta Sinjali.

“Singapori me të vërtetë është bërë një qendër globale uji,” tha Shane Snyder, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kërkimit të Mjedisit dhe Ujit në Universitetin Teknologjik të Singaporit.

Por njësoj siç qëndron, ai edhe importon afërsisht 40% të ujit sot dhe me ndryshimin e klimës, ai ujë është bërë shumë më pak i sigurt.

Urbanizimi i shpejtë dhe rritja e temperaturave globale po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë arritjen e burimeve natyrore të ujit. Ekspertët thonë se ne po konsumojmë burime natyrore më shpejt sesa toka mund t’i plotësojë ato.

Singapori, ndërkohë, është shtëpia e më shumë se pesë milionë njerëzve dhe është i mbuluar me shatërvanë, rezervuarë dhe veçori të tjera uji – përfshirë ujvarën më të gjatë në botë. Por Singapori nuk ka burime natyrore uji të vetat, për këtë arsye edhe është menduar që këtu teknologjia kryen punë.

Për këtë është duke u bërë një zhvillim, me anë të teknologjisë ku thuhet se një sfungjer i vogël, i zi, i quajtur airgel me fibra karboni, thotë se mund të pastrojë ujin e ndotur në një shkallë masive. Sfungjeri thith 190 herë peshën e tij në mbetje, ndotës dhe mikroplastikë. /Gazeta Sinjali/