image Singapori do të bëhet vendi i parë që ndalon reklamat për pijet me sheqer

Siguri

Shëndetësi/ Singapori do të bëhet vendi i parë që ndalon reklamat për pijet me sheqer

news image

Singapori do të jetë vendi i parë në botë që do t`i ndalojë reklamat për pije jo të shëndetshme me përmbajtje të lartë sheqeri në atë që njihet si lëvizja e fundit në “luftën kundër diabetit” të vazhdueshëm.

Fushata për ndalimin e reklamave për pije të ëmbëlsuara me sheqerin “më pak të shëndetshëm”, do të mbulojë të gjitha platformat mediatike, përfshirë gazetat, mediat transmetuese dhe internetin, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të këtij vendi, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Vendimi u mor pas një “konsultimi publik” në formën e një ankete. Në rregulloren e re të ndalimit të reklamave do të përfshihen pijet joalkoolike, lëngjet, pijet me sheqer në formë jogurti dhe kafet e shpejta.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi bën të ditur se gjatë muajve të ardhshëm do të vazhdojë të mbledhë reagime të konsumatorëve dhe industrisë, përpara se të njoftojë detaje të tjera mbi zbatimin e tij vitin e ardhshëm. /Gazeta Sinjali/