image Si përhapet koronavirusi në mes të grup moshave

Shëndetësi

Shëndetësi/ Si përhapet koronavirusi në mes të grup moshave

news image

“Zbulim i hershëm dhe intervenim i hershëm”. Në një botë ideale, kjo do të ishte forma më e mirë për ta parandaluar një pandemi të tillë si kjo e Covid-19.

Kontrollimi i një situate të tillë zakonisht nënkupton izolimin dhe testimin e rasteve të dyshuara, përcjelljen e të afërmeve dhe karantinimin e tyre. Sa më herët që bëhet izolimi,, aq më të larta janë gjasat për kontrollimin e situatës. Kjo metodë ka funksionuar shumë mirë në parandalimin e përhapjes së virusit Sars, ku simptomat paraqiten qysh në fillim.

Mirëpo, në rastin e Covid-19 kjo metodë është shumë më e vështirë për t’u praktikuar, sepse shumë njerëz nuk shfaqin simptoma, në këtë rast temperaturë apo ethe. Prandaj kur nuk ka simptoma, identifikimi I të infektuarve është shumë më I vëshrirë, dhe herët apo vonë ata bien në kontakt me njerëz të tjerë, duke e filluar zingjirin e transmetimit. Si rezultat I këtij problemi, shumë shtete kanë dështuar në menagjimin e kësaj situate, duke e detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të shpallë një pandemi botërore.

Mirëpo, si përhapet një epidemi e tillë brenda popullit, dhe si mund ta kontrollojmë një situatë të tillë?

Në një analizë të shpërthimeve të tilla, shkencëtarët kanë matur vlerën e transmetimit të virusit, duke e përdorur të ashtuquajturin numrin e riprodhimit apo faktorin R, i cili tregon se sa persona mund t’i infektoj një i infektuar. Nëse një person mund të infektoj më shumë se një tjetër, atëherë gjendja e epidemisë është më e vështirë për t’u menaxhuar.

Sa më e lartë të jetë vlera e faktorit R, aq më lehtë përhapet virusi brenda njerëzve. Në rastin e Covid-19, një i infektuar mesatarisht mund të infektojë 2-3 persona të tjerë.

Në mënyrë që të kontrollohet kjo epidemi, atëherë duhet të zvogëlohet vlera e numrit të riprodhimit. Për sëmundjet, për të cilat ka një vaksinë, kontrollimi i numrit të riprodhimit është më I lehtë. Për rastin e Covid-19, me faktorin e riprodhimit me vlerë 2, duhet të vaksinohen gjysma e popullsisë, në mënyrë që të ndalohet transmetimi. Gjithsesi, një vaksinë efektive për koronavirusin ende nuk është e zbuluar, dhe sipas shkencëtarëve thuhet se duhen 12-18 muaj për zbulimin e saj.

Një metodë tjetër, për ndalimin e kësaj pandemie është shkurtimi I kohëzgjatjes së sëmundjes Covid-19. Aktualisht, janë  duke u bërë me qindra studime, të cilat kanë për qëllim krijimin e terapive antivirale, që konsistojnë në zvogëlimin e kohëszgjatjes së sëmundjes.

Deri më tani izolimi I personave të dyshuar, larja e vazhdueshme e duarve, shmangia e vendeve publike., të cilat janë metoda të përdorura aktualisht, kanë dhënë relavisht rezultate të mira.  Sipas ekspertëve, këto metoda mund të japin efekt edhe më të mirë, nëse çdo person individualisht të modifikoj sjelljet e përditshme.Edhe pezullimi I eventeve me  shumë njerëz, mbyllja e shkollave dhe metodat e tjera, të aplikuara nga shumica e shteteve, do ta ulin dukshëm numrin e të infektuarve.

Mirëpo cili lloj i kontakteve dhe në mes të cilëve persona është më i rrezikshëm dhe duhet të ndalohet?

Ajo çfarë shkencëtarët kanë gjetur është se personat e moshës 20-50 vjeçare, shumicën e kontakteve me njerëzit i kanë në vendin e punës. Nëse të gjithë këta persona,  do të fillojnë të punojnë nga shtëpia, atëherë do të kontribuonin në parandalimin e mëtejmë të virusit. Nga ana tjetër personat mbi moshën 65-vjeçare, I bëjnë shumicën e kontakteve në vende si dyqanet, parqet apo restaurantet. Duke e shmangur frekuentimin e këtyre vendeve, ata do ta mbrojnë veten dhe të tjerët nga infektimi me koronavirus.

Ne të gjithë, duhet të ndërmarim hapa individual, për të zvogëluar transmetimin e Covid-19 dhe ngadalësimin e përhapjes së tij, limitimin e numrit të infektuarve dhe zvogëlimin e presionit, që sistemi shëndetësor i të gjithë shteteve është duke e përjetuar.

Duke filluar nga tani, ne të gjithë e kemi një rol dhe një përgjegjësi të modifikojnë sjelljet tona në mënyrë, që t’a mbrojmë veten dhe të tjerët dhe të mundësojmë ndalimin e kësaj epidemie. /Gazeta Sinjali/