image Si ndodhi plagosja sot në Prizren/ Sinjali sjell detaje

Siguri

Si ndodhi plagosja sot në Prizren/ Sinjali sjell detaje

news image

Sot një person mbeti i plagosur në Prizren. Sinjali raportoi se bëhet fjalë për V.H i lindur në vitin 1982.

Sinjali merr vesh nga burimet se 39-vjeçari që mbeti i plagosur është nga fshati Rashiq në Pejë.

Ndërkaq, siç mëson Sinjali, dorasi është nga Vraniqi, Suharekë, dhe merret me shitblerjen e drunjëve.

Burimet tregojnë gjithashtu se disa persona bashkë me të plagosurin 39-vjeçar nga Peja, shkuan në Vraniq për ta rrahur të dyshuarin. Pas kësaj, i plagosur ka mbetur vet V.H.

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit, njoftoi sot për Sinjalin se i plagosuri ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë./Gazeta Sinjali/