image Si kurrë më parë, Tirana bëhet "qytet i vdekur" për shkak të koronavirusit

Shqipëri/ Si kurrë më parë, Tirana bëhet “qytet i vdekur” për shkak të koronavirusit

news image

Nga sot në orën 06:00 kanë hyrë në fuqi masat e vendosura nga qeveria e Shqipërisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Një ndër masat është edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve duke përjashtuar vetëm ato të shërbimeve. Gjithashtu janë shtuar patrullat e policisë për të kontrolluar makinat që lëvizin nëse kanë marrë leje në Polici apo jo.

Ka pasur edhe disa qytetarë që kanë shkelur urdhërin, por janë gjobitur nga Policia dhe u është kërkuar të mos vijojnë rrugën me automjet.

Rrugët e Tiranës duken bosh. /Gazeta Sinjali/