image Si janë ngritur çmimet e bukës në Evropë

Evropë

Si janë ngritur çmimet e bukës në Evropë

news image

Çmimet e bukës janë ngritur ndjeshëm në të gjithë Evropën gjatë vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e reja, me ngritjen veçanërisht të madhe që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Kështu, sipas mediave të huaja, ato ishin mesatarisht 18% më të larta në gusht se një vit më parë, sipas Eurostat, agjencia statistikore e BE-së.

Ndryshe, në gusht të vitit të kaluar, ngritja mesatare e çmimeve të bukës në BE ishte vetëm 3%. Dhe Eurostat thotë se çmimet e bukës janë në nivelin më të lartë.

Hungaria është goditur më së shumti, ajo pa një ngritje të madhe prej 65.5% gjatë vitit, ndërsa Franca, e famshme për ‘baguettes’ e saj, ka pasur më të ngadaltën të çmimeve.

Siç vë në pah Euronews, pushtim rus dhe bllokimi i eksporteve të grurit nga Ukraina, e cila ishte eksportuesi i pestë më i madh në botë i grurit, kanë ndikuar në ngritje të çmimeve.

Por buka nuk është i vetmi produkt që ka shënuar ngritje të ndjeshme të çmimit. Çmimet e kombinuara të bukës dhe drithërave janë ngritur me 16.6% në Eurozonë, më e larta që nga janari i vitit 1997.

/GazetaSinjali/