Emri i modeles së njohur amerikane, Kendall Jenner, së fundmi është lakuar në mediat botërore, kjo pasi që bukuroshja thuhet t’i jetë nënshtruar disa operacioneve.
Kjo deklaratë erdhi nga një zëdhënëse e Kirurgjisë Kozmetike MYA, e cila shpjegon se Kendall ka bërë disa ndërhyrje, transmeton Gazeta Sinjali.
“Duke parë fotot e Kendall, hunda e saj duket më e hollë dhe më femërore. Kjo mund të tregojë një procedurë të riformimit të hundës, e cila i ka lënë asaj një profil jashtëzakonisht të natyrshëm dhe të dëshirueshëm”, citohet të ketë ajo.
Më tutje, ajo ka thënë se vetullat e saj duken pak të ngritura dhe të harkuara në krahasim me imazhet e mëparshme, kështu që sipas saj mund të spekulohet se ajo ka pasur injeksione kundër rrudhave për ta arritur këtë.
Megjithatë, Kendall Jenner ende nuk ka treguar se a ka bërë ndonjë operacion plastik apo jo./Gazeta Sinjali/