Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konfernece për media për prezantimin e pakos për luftimin e inflacionit ka folur edhe rreth vizitës së kryeministres serbe Ana Bërnabiq.
I pyetur nga gazetarët Kurti u shpreh se Bërnabiq ka të drejtë të hyjë në Kosovë dhe le të shikojë se si funksionon gjithçka në një shtet demokratik.
“Ajo le të hyjë në Kosovë, le të sheh se si funksionon çdo gjë si një shtet demokratik dhe më demokratik se Serbia”, tha Kurti.
Kurti u pyet edhe për targat dhe fton qytetarët e komunitetit serb që t’i kthejnë targat në RKS.
“Për targat do të bëjmë më të mirën, i ftoj të gjithë qytetarët serb t’i kthjenë targat, sepse nuk humbasin si pasojë e kësaj por fitojnë”, shtoi Kurti
Sipas tij jemi duke folur për një pakicë, nuk kanë nevojë që të mbajnë peng të tjerët.
Kurti përmendi dhe vizitën e zyrtarëve të Qeverisë në Preshevë, ku si u shpreh se vizita e Bërnabiq në Kosovë vjen si pasojë e kërkesës së Qeverisë së Kosovës për vizitë në Luginën e Preshevës.