image Si e gjurmojnë agjentët dhe hetuesit e SHBA-së korrupsionin në Policinë dhe aeroportin e Shqipërisë

Ambasada/ Si e gjurmojnë agjentët dhe hetuesit e SHBA-së korrupsionin në Policinë dhe aeroportin e Shqipërisë

news image

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një tjetër video mbi luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Këtë herë është ndalur në nismën se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre.

“Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, DSS, heton krimet që lidhen me vizat dhe pasaportat në SHBA dhe kudo në botë përfshirë Shqipërinë. Në Tiranë punojnë për të gjurmuar mashtrimin me dokumentet dhe identifikimin e personave.

Nga kjo nismë, janë shkatërruar disa rrjete të dokumente të rreme , kanë ekspozuar korrupsionin brenda forcave të policisë dhe aparatit të sigurisë së aeroportit, arrestimin e zyrtarëve të korruptuar dhe drejtuesve të lartë policorë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Document Fraud is Corruption

????????️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit????????️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. Each week we will highlight a different initiative that we have taken to combat corruption in Albania. This week learn how the U.S. Embassy in Tirana, through DSS special agents and investigators, partners with the Albanian State Police and prosecutors to detect and deter document fraud and bring to justice the criminal responsible for producing, distributing, and purchasing them. #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption

Posted by U.S. Embassy-Tirana on Monday, November 4, 2019