image Si e futi në veturë dhe e ngacmoi seksualisht të miturën në Prizren, detaje nga Policia

Siguri

Si e futi në veturë dhe e ngacmoi seksualisht të miturën në Prizren, detaje nga Policia

news image

Ngacmimet seksuale ndaj të miturave në Kosovë janë shpeshtuar kohëve të fundit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur të dielën gjatë orës 13:30 në Prizren.

Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar një veturë të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në veturë ishte viktima kosovare e mitur, për të cilën dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin e Policisë.

Por zëdhënësi për komunikim në Prizren, Shaban Osmanollaj, ka dhënë detaje për Sinjalin duke sqaruar si ka ndodhur rasti.

“Vetura ka qenë duke ecur. E mitura dyshohet se ka qenë duke pritur në stacion autobus apo diçka tjetër në rrugë. I dyshuari, me veturë është ndalur dhe e ka marrë në veturë dhe sapo e ka futur në veturë ka filluar ta ngacmojë seksualisht. Ajo është futur me vetëdije në veturë, me mendimin se do ta dërgojë në shtëpi”, u shpreh Osmanollaj.

Nuk ka shkuar gjatë dhe vetura është ndaluar nga Policia e Kosovës. E mitura, siç njoftoi Osmanollaj, i ka rrëfyer policisë se si është ngacmuar seksualisht.

Është njoftuar Prokurori dhe menjëherë është hapur rasti ‘ngacmim seksual’”, njoftoi Osmanollaj. /Gazeta Sinjali/